75 Mall Live Search
15:28 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Tre shqiptarë dënohen me burg në Serbi, vetëm pse shkruan UÇK!

Gjykata e Kundërvajtjes në Beograd dënoi me nga 55 ditë burg tre të rinj shqiptarë, pasi në natën ndërmjet 6 dhe 7 janarit, në vendbanimin e Beogradit Mirijevo, shkruan simbole të UÇK-së në veturat e mbuluara me borë.

Bëhet fjalë për Iba Bajramaj (20), Shpreson Bajramaj (22) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25) nga Prizreni, transmetojnë mediat serbe.


Sipas raportimeve thuhet se ishin pikërisht banorët serb të kësaj lagje të cilët lajmëruan policinë me arsyetimin se janë të frikësuar./Indeksonline/