75 Mall Live Search
21:06 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tre shqiptarë luajnë në fitoren e Lazios ndaj Frosinones

Lazio ka fituar 1-0 si mysafir kundër Frosinones në Serie A. Golin e vetëm e shënoi Felipe Caicedo në minutën e 36-të. 

Në këtë ndeshje nga fillimi luajtën portieri Tomas Strakosha dhe mesfushori Riza Durimishi, ndërsa Valon Berisha hyri në pjesën e dytë dhe luajti 32 minuta.

Lazio me këtë fitore ka 35 pikë dhe gjendet në zonën e Ligës së Evropës, përkatësisht në vendin e 6-të. /Indeksonline/