Tre shqiptarë në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës
Faqja e njohur “Sofascore” ka publikuar formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.
Në këtë 11-she janë të përfshirë tre lojtarë shqiptarë, shkruan Indeksonline
Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin, Kreshnik Hajrizin dhe Ezgjan Alioskin.
Kololli shënoi gol në ndeshjen e fundit me fanellën e Sionit dhe u vlerësua me notën 8.3.
Kurse Hajrizi dhe Alioski u vlerësuan me notën 7.9./Indeksonline/

