19:57 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

Tre skuadra italiane pas mbrojtësit të Chelseat

Mbrojtësi i Chelseat, Trevoh Chalobah mund të shkojë në Serie A në formë huazimi, pasi Milani, Interi dhe Roma po kërkojnë një alternativë qendërmbrojtëse me kosto të ulët.

Sipas The Athletic, skuadra e Stamford Bridge është e përgatitur të lërë Chalobah të largohet në formë huazimi në mënyrë që të ketë më shumë kohë për të luajtur.

Megjithatë, do ta bëjnë vetëm një huazim pa asnjë opsion apo detyrim për të blerë në fund të sezonit.

Milani, Interi dhe Roma janë ende në garë për qendërmbrojtësin e ri.

Chalobah sapo mbushi 23 vjeç muajin e kaluar dhe vëllai i tij Nathaniel pati një periudhë të shkurtër huazimi te Napoli në sezonin 2015-16.

Zgjedhja e parë e Interit në mbrojtje është Manuel Akanji i Borussia Dortmundit, por me një çmim prej 20 milionë eurosh, ata kanë më shumë gjasa të shkojnë për veteranin e Lazios, Francesco Acerbi.

Milani ka braktisur sot bisedimet me PSG-në për Abdou Diallo dhe MilanNews raporton se ata mund të përfundojnë duke mbajtur Matteo Gabbia, kështu që mund të mos kërkojnë as një mbrojtës të ri me Simon Kjaer që pritet tpritet të kthehet në gjendje të plotë pas operacionit në gju.