75 Mall Live Search
16:52 / E Premte, 24 Tetor 2025 / Gj Sh

Tre skuadra të mëdha angleze interesohen për Fisnik Asllanin

Tre skuadra të mëdha angleze kanë shfaqur interesim për sulmuesin kosovar, Fisnik Asllani.

Sipas asaj që raporton TBR Football, Chelsea, Tottenham dhe Aston Villa janë futur garës për lojtarin e Hoffenhaim, shkruan IndeksOnline.

Për 23-vjeçarin javë më parë ka shfaqur interesim edhe gjiganti spanjoll, Barcelona.

TBR Football po ashtu raporton se sulmuesi i kombëtares së Kosovës po ndiqet edhe nga Manchester City.

Pas një sezoni fantastik që pati si huazim te skuadra e nivelit të dytë gjermane, SV Elversberg, duke shënuar 18 gola në 33 ndeshje, Asllani u rikthye te Hoffenhaim ku po vazhdon të shkëlqejë në Bundesligë, ku ka shënuar katër gola në shtatë ndeshje, si dhe dy gola të shënuar me Kosovën./IndeksOnline/