75 Mall Live Search
22:42 / E Martë, 13 Gusht 2024 / H F

Tre ‘spartanët’ shqiptarë të Pragës, prekin finalen kualifikuese në Champions

Sparta e Pragës është renditur në mesin e skuadrave më të mira të fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Ekipi ku luan Ermal Krasniqi, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci, e ka mposhtur 3-2 në Bukuresht, kampionin e Rumanisë, Steauan, njofton Klankosova.tv.

Që në fillim të ballafaqimit, vendasit e gjetën vetën në disavantazh, kur Veljko Birmancevic në minutën e 13 kaloi çekët në epërsi. I njejti futbollist mori pjesë edhe në dy golat e radhës brenda pjesës së parë. Në minutën e 28 shënoi nga penalltia për 2-0, kurse 8 minuta më vonë, asistoi për Lukas Haraslin, duke e dërguar Spartën në pushim me tre gola avantazh.

Krejt çka arritën vendasit të bëjnë në pjesën e dytë, ishte ngushtimi i diferencës së humbjes, pasi realizuan dy herë, Darius Olaru në minutën e 60 dhe Malcom Edjouma ’85. Ndeshja e parë në Pragë ishte mbyllur 1-1.

Sparta e Krasniqit, Laçit dhe Tucit biletën për fazën e grupeve në Champions League, do ta kërkojë ndaj Malmos.

Kampionët e Suedisë e kanë mposhtur PAOK-un e Selanikut 4-3, kurse dueli i parë ishte mbyllur 2-2.