75 Mall Live Search
12:10 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / Gj Sh

Tre talentët kosovar ftohen nga Zvicra për Kupën e Botës U17

Tre futbollistë të rinj me origjinë nga Kosova, Adrien Llukes, Nico Lazri dhe Erblin Sadikaj, janë përfshirë në listën zyrtare të ekipit kombëtar U17 të Zvicrës për pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA U17.

Këta tre lojtarë, të cilët janë rritur dhe formuar në akademitë e klubeve zvicerane, kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit të kombëtares U17 falë paraqitjeve të tyre të shkëlqyera gjatë ndeshjeve të fundit, shkruan IndeksOnline.

Ftesa për në një kompeticion prestigjioz si Kupa e Botës për moshat U17 konsiderohet një hap i madh në karrierën e tyre dhe një dëshmi e talentit që po prodhon diaspora shqiptare në Zvicër.

Pjesëmarrja e Llukes, Lazri dhe Sadikajt pritet të ndiqet me interes të madh edhe nga tifozët shqiptarë, të cilët shpesh kanë parë futbollistë me origjinë nga Kosova të shkëlqejnë në përfaqësueset evropiane./IndeksOnline/