11:32 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tre të arrestuar, në Prishtinë, për drogë dhe armëmbajtje paleje

Janë arrestuar tre të dyshuar, në Prishtinë, pasi që tek ata pas kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë prej 4.8 gramësh, raporton Indeksonline.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit në oborr dhe në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar: një armë automatike AK-, 51 fishekë, 938.2 gramë marihuanë të ndara në tri paketime, një peshore elektronike, një paketim me qese të vogla të zbarëta, si edhe nga të dyshuarit janë konfiskuar një motoçikletë, dy telefona dhe para të gatshme.

Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokurorit at janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/