09:27 / E Martë, 10 Tetor 2023 / S Z

Tre të arrestuar për dhunë në familje në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që kishin ushtruar dhunë në familje.  Sipas policisë, bëhet fjalë për tri raste të ndara.

“Prishtinë  09.10.2023 – Drp Prishtine – Ne tri raste te ndara te dhunës ne familje, tre persona te dyshuar janë arrestuar dhe dërguar ne mbajtje pasi qe dyshohet se kane kryer veprën qe u ngarkohet. Rastet ne procedure hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/