10:44 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tre të arrestuar për prostitucion në Vushtrri

Policia në Vushtrri ka arrestuar dy meshkuj dhe një femër, pasi që të njëjtit dyshohet se janë të përfshirë në prostitucion.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në gjykatë në procedurë të përshpejtuar, ku më pas të njëjtit janë liruar.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, njofton Policia.