75 Mall Live Search
10:59 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / MSH

Tre të dyshuar rrahin një person në Gllogoc, policia konfiskon një thikë

Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi dyshohet të kenë sulmuar fizikisht një viktimë, mashkull kosovar.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Gllogoc, dje rreth orës 18:55.

Në rast dyshohet të jetë përdorur edhe një thikë, e cila është konfiskuar në vendin e ngjarjes.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, pohon policia.

Ndërkohë, të dyshuarit janë intervistuar nga prokurori.

Njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, rasti është nën hetime akoma.