75 Mall Live Search
12:32 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tre të infektuar me COVID-19, në gjendje kritike

Klinika Infektive ka njoftuar se sot në këtë klinikë janë duke u trajtuar 101 pacientë, ku prej tyre tre janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës, ka bërë me dije se sot nga Infektivi, do të lirohen 16 raste, 13 raste me Covid-19 pozitivë në gjendje stabile në vetizolim në shtëpi si dhe 3 të shëruar nga infeksioni me Covid -19.


“44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si edhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet në raportin e Infektivit.