Tre te infektuar në klinikën private në Prishtinë, flet drejtori

Në klinikën private “Sirona”, tre persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus – dy infermiere dhe një punojëse jo shëndetësore.
Këtë e ka bërë të ditur edhe Shefqet Lulaj, pronar i klinikës “Sirona”, i cili tha përkundër kësaj, pas testimit të gjithë personelit mjekësor, asnjë mjek nuk ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
“Ditët e fundit një punëtore që s’është punëtore shëndetësore, ka shfaqur disa ankesa të cilat na kanë detyruar ta dërgojmë në Klinikën Infektive. Ajo ka rezultuar pozitve me Covid 19. Zonja një fjalë është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe për fat të mirë gjendja e saj shëndetësore nuk është e rëndë”.
“Edhe disa anëtarë tjerë kanë rezultuar pozitiv. Pastaj ne jemi alarmuar dhe kemi kërkuar të bëhet testimi i gjithë personelit mjekësor dhe kanë rezultuar dy infermiere pozitive dhe një pjesëtarë i familjes së zonjës që trajtohet ne Klinikën Infektive. Për fat të mirë asnjë mjek nuk është i infektuar”.
Lulaj në një intervistë në Edicionin Special në Klan Kosova, ka theksuar se kjo klinikë, që nga shfaqja e pandemisë ka punuar vetëm me raste emergjente.
“Spitali jonë është i specializuar për shërbime të nivelit të lartë dhe nga fillimi ne i kemi respektuar rekomandimet e institucioneve relevante të Kosoës”.
“Kemi punuar veq me raste që jane emergjente dhe që nuk presin. Kemi qenë 24 orë me pacientët në shtëpi, duke ju dhënë rekomandime dhe duke i këshilluar të na vizitojnë vetëm në raste emergjente dhe një gjë e tillë ka funksionuar”.