19:13 / E Diele, 07 Gusht 2022 / AR

Tre të lënduar nga aksidenti në Rogovë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë.

Rastin e ka konfirmuar drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit 3 persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, tha Graishta./Indeksonline/