Tre të lënduar në aksidentin e frikshëm afër Zveçanit (Video)

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e frikshëm të ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Graboc të Zveçanit, nga i cili lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i veturës dhe dy pasagjerë.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rreth orës 15 e 30 ku ngasësi i veturës ishte i pakujdesshëm në timon.
“Vozitësi mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, është përplasur në një lokal. Vozitësi dhe dy pasagjerët meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/