Tre të lënduar në aksidentin në mes tri veturave, në Fushë Kosovë

Numri i aksidenteve vazhdon të jetë me shifra shqetësuese.
Sot gjatë ditës, saktësisht rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave ku kanë mbetur të lënduar tre persona, shkruan Indeksonline.
Aksidenti për Indeksonline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
”Sot më 7 mars 2020, në ora 12:00, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka thënë Bajrami./Indeksonline/
