75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / MSH

Tre të lënduar në një aksident afër Gërmisë, policia jep detaje

IndeksOnline raportoi më herët për një aksident të ndodhur pranë Gërmisë.

Tri vetura raportohet se janë aksidentuar mes vete përfshirë dhe një auto-taksi.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha për IndeksOnline se, si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.  

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në  Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti.