75 Mall Live Search
09:11 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / S Z

Tre të lënduar në një aksident në Graçanicë

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni në fshatin Shushicë të Graçanicës, i cili ka ndodhur të dielën në mbrëmje.

Të lënduarit sipas Policisë së Kosovës kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa të huaja me drejtues meshkuj kosovarë. Lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit dhe një pasagjere femër kosovare të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.