75 Mall Live Search
18:44 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / LB

Tre të lënduar në një aksident në Vushtrri

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura, një kamionetë dhe një autobus.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Vushtrrisë, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:25.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.