Tre të lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
“Rreth orës 16:30 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Fahri Fazliu, në Prishtinë. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë aksident janë lënduar tre persona, të cilëve ju është ofruar ndihmë mjekësore”, tha ai.
Pllana ka bërë të ditur se njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /IndeksOnline/