75 Mall Live Search
09:14 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / A. M.

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.