Tre të lënduar në një aksident komunikacioni në Veternik – tri automjete të përfshira

Një aksident mes tri automjeteve ka ndodhur sonte në Veternik të Prishtinës.
Si pasojë e aksidentit, në këtë pjesë janë krijuar kolona të gjata.
IndeksOnline ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.
“Sot rreth orës 17:30, në Veternik, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, tha ajo.