“Tre të lënduar” në vetaksidentin në Gurrakoc të Istogut

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:15 në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova, njoftoi se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.
“Sot rreth orës 17:15, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Gurrakoc- Istog, si pasojë e këtij vetaksidenti 3 (tre) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar me autoambulancë në emergjrncën e spitalit rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova për IndeksOnlinë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/

