75 Mall Live Search
08:29 / E Martë, 10 Maj 2022 / AR

Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Pejë-Deçan, Policia jep detaje

Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Pejë-Deçan.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 23:45, policia është njoftu për një aksident në fshatin Raushiq. Me të arritur në vendin e ngjarjes është parë se ka qenë vetaksident. Personi që po drejtonte veturën e ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në në emergjencën e spitalit”, u shpreh Gashi./Indeksonline/