Tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në Gllarevë
Më herët u raportua për një aksident të rëndë trafiku në Gllarevë të Klinës.
Dy vetura u përplasen rëndë mes veti, duke shënuar të dytin aksident të rëndë me radhë, në rrugën nacionale, shkruan IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi deklaroi për IndeksOnline se tre persona janë lënduar nga ky aksident.
“Aksident mes dy veturave. Tre të lënduar. Janë nisë drejt qendrës së mjekësisë familjare dhe të tre janë me vetëdije” deklaroi Gashi.
Më poshtë pamje nga aksidenti:

