75 Mall Live Search
18:13 / E Diele, 12 Qershor 2022 / AR

Tre të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka sot rreth orës 14:00 ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka konfirmuar se në aksident ishin përfshirë tre automjete, raporton Indeksonline.

Ai theksoi se njësiti i trafikut është marrë me rastin.

“Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore. Njësiti i trafikut është marrë me rastin”, u shpreh Hoxha.