75 Mall Live Search
23:54 / E Diele, 03 Shtator 2023 / AR

Tre të lënduar nga aksidenti në Podujevë, deklarohet Policia

Tre persona janë lënduar shkaku i aksidentit që ndodhi sonte në fshatin Peran të Podujevës.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, raporton Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:45, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, u shpreh Ahmeti.