Tre të lënduar në nje aksident në rrugën Dragash-Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin rrugor Dragash-Prizren.
Dy automjete u përfshinë në një aksident, teksa u raportua edhe për të lënduar, shkruan IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin”, deklaroi Bytyqi për IndeksOnline.
Më poshtë pamje nga aksidenti./IndeksOnline/