75 Mall Live Search
08:43 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / AR

Tre të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në veriun e Mitrovicës

Një përleshje mes disa persona ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit, ku janë lënduar tre persona.

Dy nga ta të cilët kanë marrë plagë në këmbë nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin disa persona janë shoqëruar për në stacionin policor.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Mitrovicës Besim Hoti.