Tre të lënduar nga therja me thikë në Podujevë, policia jep detajet e fundit

Një incident i rëndë është raportuar në orët e vona të së shtunës në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, ku si pasojë e një përleshjeje me thikë, tre persona kanë mbetur të lënduar, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:38 të së shtunës kur tre persona meshkuj, shtetas të Kosovës, kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë dhe janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Mjeti i mprehtë – thika është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin, njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Hetimet lidhur me rrethanat e incidentit janë duke vazhduar./IndeksOnline/