75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 31 Tetor 2021 / AR

Tre të lënduar si pasojë e aksidentit te “Ura e Madhe”, pamje nga vendi i ngjarjes

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, më saktësisht te “Ura e Madhe”.

Si pasojë e këtij aksidenti mes dy veturave, janë lënduar tre persona.

Ata kanë marrë trajtimin mjekësor në Qendren Emergjente në Ferizaj dhe janë liruar në shtëpi.

Rastin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.