18:24 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tre të plagosur nga të shtëna me armë zjarri në Skenderaj

Para gjysmë ore në Runik të Skenderajt persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka konfirmuar për “Indeksonline” këtë rast.

Ai ka thënë se për momentin kanë informacion se janë tre persona të lënduar, me ç’rast  janë plagosur.

Më tej, Zaiti tregon se janë në kërkim të të dyshuarve. Sipas tij, hetimet për këtë rast vazhdojnë më tutje./Indeksonline/