Tre të rinj kryen vjedhje grabitqare në “Viva Fresh- Store” (Video)

Një vjedhje ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Kosovë.
Tre persona, të moshës rreth 16-17 vjeç kanë hyrë në “Viva Fresh- Store” dhe kanë kryer vjedhje.
Burimet e IndeksOnlinet thonë se të dyshuarit kanë marrë gjëra ushqimore dhe pastaj kanë ikur nga marketi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.
Me urdhër të prokurorit të rastit, është hapur rasti vjedhje grabitëse./IndeksOnline/