75 Mall Live Search
09:06 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tre te vdekur, dy të lënduar pas një orteku në Alpet Italiane

Një grua dhe dy vajza shtatë vjeçare kanë vdekur në një ortek ndërsa po skijonin në Val Senales në Alpet Italiane.

Gruaja, në moshën 35 vjeçare, ishte nëna e njërës prej vajzave, sipas raportimeve në mediat italiane.

Të tre personat mendohet të jenë gjermanë, shkruan Indeksonline.

Një ekip prej 70 personave dhe tre helikopterëve u angazhua për nxjerrjen e trupave të viktimave gjatë operacionit të kërkimit.

Sipas raporteve thuhet se dy viktima vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa njëra prej vajzave vdiq gjatë rrugës.

Përpos tre personave të vdekur, nga orteku u lënduan edhe një burrë dhe një djalë 11 vjeç, por ata nuk ndodhen në gjendje të rëndë./Indeksonline/