Tre të vdekur nga përmbytja e anijes në lumin Rhine
Tre vetë humbën jetën dhe një fëmijë u zhduk pas mbytjes së anijes në lumin Rhine midis Gjermanisë dhe Francës, njoftoi sot policia.
Shpëtuesit nga Franca dhe Gjermania po kërkojnë për një fëmijë të zhdukur, transmeton KosovaPress.
Një zyrtar i policisë tha se një anije që kishte lënë bregun gjerman këtë mëngjes me katër persona u mbyt në qytetin francez të Gerstheim.
“Dy të rritur dhe një fëmijë humbën jetën dhe një fëmijë tjetër është zhdukur”, tha ai.
Tani për tani, nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nuk është konfirmuar shtetësia e viktimave.
Një shërbim rajonal francez i shpëtimit raportoi nëpërmjet Twitter se kërkimi përfshinte helikopterë, zhytës, policë dhe zjarrfikës.