18:14 / E Premte, 28 Korrik 2023 / MSH

Tre të vdekur/ Policia jep detaje për rastin në Lipjan

Indeksonline raportoi për një tragjedi të ndodhur më herët në Rufc të Lipjanit, ku tre persona dyshohet të jenë vrarë.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar rastin.

Ahmeti pohon se vdekjen e tri viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” pohoi Ahmeti.