Tre të vrarë pas të shtënave në një shkollë në Bosnjë

Në ambientet e gjimnazit në “Sanski Most”, në veriperëndim të Bosnjë e Hercegovinës, mëngjesin e së mërkurës, një sulmues ka hapur zjarr dhe ka vrarë tre persona, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Sulmuesi qëlloi me automatik në drejtim të tre punonjësve të shkollës. Në mesin e të vrarëve është edhe drejtori i shkollës, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga policia e Kantonit Una-Sana.
Sipas policisë, sulmuesi tentoi të vetëvritej, u plagos rëndë dhe u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Banja Llukës.
I dyshuari për vrasjet është një punonjës i Shkollës së mesme multietnike në Sanski Most.