75 Mall Live Search
15:23 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tre tifozë të vdekur para derbit më të madh në Honduras

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Honduras.

Derbi kryesor i vendit ndërmjet Olimpias dhe Motagua i ka marrë jetën 3 tifozëve. Dy tifozeritë u përleshën, ku gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhjetra persona të tjerë, përfshirë këtu edhe disa lojtarë të ekipit të Motaguas pasi që autobusi i tyre u godit me gjësende të forta.

Pas këtyre ngjarjeve ndeshja është shtyrë, ndërsa diku rreth 10 mijë persona kanë mbetur të bllokuar në stadium, të cilët janë asistuar nga policia vendase për tu larguar nga objekti./Indeksonline/