75 Mall Live Search
11:22 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Tre vjet i vdekur në banesë!

Në zemër të Stokholmit të Suedisë, një 80- vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Ai kishte vdekur para tre vjetësh, mirëpo emigrantit nga Tuzlla e Bosnjës, që kishte shkuar në Suedi në vitet 60-të, ende nuk po i gjendet ndonjë i afërm.

Gazetari Astrit Gashi, i cili jeton qe një kohë në Stokholm, ka thënë për IndeksOnline se 80-vjeçari do të varroset këto ditë në varrezat e qytetit.

Ai ka thënë se policia është ende në përpjekje për ta gjetur ndonjë familjar të personit të vdekur, mirëpo deri tani nuk e ka identifikuar ende asnjë person./IndeksOnline/