Tre vite pa veshur fanellën e Kosovës, Agim Ademi pret në takim Herolind Shalën e Lirim Kastratin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në takim dy futbollistët, Herolind Shala dhe Lirim Kastrati.
Ademi thotë se ka biseduar për rrugëtimin e tyre si futbollistë në klubet e tyre dhe zhvillimin e ekipit kombëtar të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Kujtojmë se Herolind Shala dhe Lirim Kastrati nuk kanë luajtuar asnjë ndeshje me fanellën e Kosovës, që nga viti 2022.
”Në verë e në dimër, gjithmonë bashkë!
Sot në Prishtinë pata kënaqësinë të mirëpres futbollistët e Kombëtares, Lirim Kastrati dhe Herolind Shala.
Në një atmosferë miqësore biseduam për rrugëtimin e tyre me klubet, zhvillimin e ekipit kombëtar të Kosovës dhe përkushtimin e përbashkët për sukses.”, ka shkruar Ademi./IndeksOnline/