75 Mall Live Search
09:02 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Tre vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit

Sot bëhen tri vjet nga vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

 Ai u qëllua për vdekje jashtë zyrës së partisë së tij në qytetin Mitrovicës në Kosovë më 16 janar 2018, transmeton Indeksonline.

Që tri vite, Kosova dhe Serbia, hedhin akuza ndaj njëra-tjetërës në lidhje me këtë rast, por sfondi i vrasjes vazhdon të mbetet i zhytur në mister.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër gjashtë personave të akuzuar për përfshirje në vrasjen e tij, dhe një urdhër arresti ndërkombëtar është lëshuar për Milan Radoicic dhe Zvonko Veselinovic për, siç thuhet në aktakuzë, menaxhimin e një grupi kriminal.

Marko Rosic, Nedeljko Spasojevic, Silvana Arsovic, Zarko Jovanovic, Dragisa Markovic, Rade Basara janë gjithashtu të akuzuar në procesin e udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës para Gjykatës së Përgjithshme në Prishtinë. Prokuroria Speciale në Beograd po kryen gjithashtu një hetim, por rezultatet nuk janë njoftuar ende.

Djali i Oliverit, Nikola Ivanović, i tha televizionit H1 se hetimi për vrasjen, sipas informacionit të tij, nuk ka përparuar shumë dhe se ai dhe familja e tij ndihen të pashpresë, sepse “ata kanë përshtypjen se ata kurrë nuk do të kapin vrasësit”./Indeksonline/