Tre yjet e Chelseas rikthehen në stërvitje pas lëndimeve

Chelsea ka mbajtur sot stërvitjen e radhës, pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.
Në qendrën stërvitore në Cobham, u panë edhe tre futbollistët, Cole Palmer, Noni Madueke dhe Nicolas Jackson, të cilët janë rikthyer nga lëndimet, shkruan IndeksOnline.
Palmer u stërvit së bashku me grupin, derisa së fundi ishte i thirrur për Anglinë, por për shkak të lëndimit u largua nga grumbullimi dhe nuk u paraqit në dy ndeshjet e muajit mars.
Ndërsa Madueke dhe Jackson u stërviten veçmas, teksa po punojnë për rikthimin e tyre në gjendje të plotë fizike pas lëndimeve./IndeksOnline/