07:22 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Tre zakonet e këqija me të cilët do të largoni çdo mashkull

Të gjitha lidhjet kanë periudhat e tyre ku gjithçka është mirë apo ku asgjë nuk është mirë. Nëse i përballoni të gjitha periudhat keni shansin për lidhje të gjatë dhe të lumtur. Me rëndësi është që nga vetë fillimi ta dini se çka nuk duhet të bëni nëse dëshironi ta mbani atë.

Jeni të obsesionuar me të

Keni lejuar të ju sjellë në majë të gishtit, kurse ai po e ndjenë këtë dhe është gjithnjë e më pak i interesuar. Meshkujt i impresionon gruaja e gjithanshme e cila ka shumë vetëbesim, e cila ka gamë të gjërë të interesave të saja, nga të cilët nuk tërhiqet për askënd, e jo një vogëlushe e pasigurt me të cilën munden të gjithë të manipulojnë. E kanë bezdi dhe jo tërheqëse, ashtuqë një vajzë të tillë e refuzojnë rregullisht. Natyrisht me fjalinë “nuk je ti fajtore, por unë, ti thjeshtë je tepër e mirë për mua”. Gënjen, në fakt ka dashur të thotë – je e bezdisshme dhe joinspiruese. Mos harroni se në një të kaluar të vjetër ata ishin gjuetarët. Gjithmonë përpiquni që të bëheni ngapak e pakapshme.

Jeni posesiv

Jeni hidhëruar kur ka shkuar me shoqen tuaj të fëmijërisë për kafe, jeni rrënqethur kur kolegu i punës e ka bindur të dalin për argëtim me meshkuj, por edhe nëna e tij ju bën me nerva sepse “çka ka ajo, që e thërret çdo natë”. Në shoqërinë e tij të meshkujve sigurisht keni ndonjë nofkë jomikluese të ndonjë kafshe si “gjarrpri” apo “pirania”, kurse shoqëri femrash pothuajse nuk ka sepse me sukses i keni larguar të të gjitha shoqet e tij. Mendoni se po ju shkon mirë, por një ditë, kur kimia pak ‘lëshon pe’, dhe e bën, do ta kuptojë se kështu nuk dëshiron të jetojë më, gjegjësisht do të kërkojë jetën e tij të mëparshme në të cilën nuk i është arësyetuar askujt.

Jeni tepër kritik

E përqeshni stilin e saj të modës, e qortoni duke vozitur, tmerroheni, sipas mendimit tuaj për mungesën e saj të kulturës … Derisa një ditë ju pyet – epo mirë, ku je dashuruar pra dhe pse nuk kërkon një tjetër më pak kritike, e cila nuk është e dhënë pas modës dhe kuizeve të diturisë.