75 Mall Live Search
09:42 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / S Z

Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë të Zubin Potokut

Tre zyrtarë policorë janë lënduar nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur pak para orës 08:00 të mëngjesit.

“Aksident në Varage, Zubin Potok. një veturë e policisë e vetaksidentuar. Tre policë të lënduar lehtë”, ka thënë Elshani.