14:57 / E Hënë, 03 Gusht 2020

Trefishohen aksionet e Warren Buffett, te Apple

Pjesa e aksioneve të Warren Buffett në Apple është trefishuar në më shumë se 100 miliardë dollarë, ndërsa aksionet e prodhuesit të iPhone vazhdojnë të ngriten.

Aksionet e Apple janë rritur rreth 42% këtë vit, duke rritur vlerën e aksioneve të Buffett me 30 miliardë dollarë vetëm në shtatë muajt e fundit, transmeton Indeksonline.

Bill Brewster, një investitor që drejton “Sullimar Capital Group”, kohët e fundit i tha Business Insider se basti i Buffett për Apple ishte “një nga investimet më të mira ndonjëherë”.