75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tregimet e dhimbshme të fëmijëve refugjatë, si ecin mbi trupat e vrarë dhe cilat janë ëndrrat e tyre!

Fëmijë refugjatë, shumë prej të cilëve kanë qenë dëshmitarë të mizorive kanë mbetur me shpresë, duke treguar ambiciet e tyre për të ardhmen, siç janë futbollistët apo mjekët.

Ata po jetojnë në tre kampet më të mëdha të refugjatëve në botë, në Bangladesh, Jordani dhe Ugandë, pasi kanë dalë nga shtëpitë e tyre.

Në Ditën e Refugjatëve janë realizuar edhe disa fotografi ku shfaqen dy anë të historive, transmeton Indeksonline.

Beaufret, 14 vjeç, pa tmerret që ndodhën në Kongo përpara se ai dhe familja et ij të iknin në Ugandë.

“Këtu është shtëpia ime. Këtu është personi që lëndoi babin tim. Këtu janë të tjerët, tashmë të vdekur. Ne po hedhim hapa mbi ta derisa po vrapojmë. Mund të shohim gjithë gjakun ku ata mbetën të vdekur”, thotë ai.

Por në fotografinë e dytë ai tregon ëndrrën e së ardhmes. “Ja ku qëndroj me mjekët vendorë duke ndihmuar njerëzit. Kemi përfunduar punë në spital, tani po luajmë futboll”, imagjinonte ai.

Hasina, 13 vjeç është një vajzë refugjate Rohhinga që jeton me prindërit e saj dhe katër vëllezër e motra në Bangladesh. “Kam frik nga fantazmat që kur kam ardhur në kampe sepse i bëjnë njerëzit të pakuptimtë dhe ndonjëherë të çmendur. Fantazmat janë ato që njerëzit e vdekur bëhen”, tha Hasina.

Ajo pëlqen të realizojë lule dhe të mësojë artizanat.

“Unë dua të jem një rrobaqepëse kur të jem më e vjetër dhe të bëj rrobat e mia dhe të mund të përdor paratë nga rrobaqepësia për të marrë një trajtim nëse dikush nga familja ime sëmuret”, tha ajo.

Omar, 15 vjeçar nga Daraa Siria jetoi gjysmën e jetës në kampin refugjat në Za’ar, Jordani. Ai thotë se ishte shumë i lumtur në Siri, por familja e tij duhej të largoheshin për shkak se ishin afër vdekjes dhe shtëpia e tyre u shkatërrua.

“Dua të jem doktor dhe dua të ndërtoj spitalin tim e ta quaj Siria. Babi im shpreson se unë do të bëhem mjek. Unë gjithashtu dua të jem një futbollist-që të shoh njerëzit duke thirrur emrin tim.” Tha ai.

Fatima, 13 vjeçare jeton me dy prindërit, dy motrat dhe gjyshin e saj në Bangladesh dhe ëndërron të bëhet mësuese.

“Kur erdhëm për herë të parë këtu, kishte shumë qen dhe gjarpërinj. Ishte e frikshme, nuk kishte vende latine për të shkuar në tualet. Ne nuk mund të merrnim gjërat me vete kur u larguam nga shtëpia, kemi hasur në shumë vështirësi”, tha ajo.

Fatima dëshiron që të bëhet mësuese në të ardhmen.

Mamadou, 14 vjeçar nga Kongo thotë se ishte për tre vjet në Ugandë, babai iu rrëmbye dhe u dërgua në xhungël, por ai arriti të ikë dhe ra në kontakt me familjen e më pas ikën në Kongo nga Uganda./Indeksonline/

Prisca, 14 vjeç. “Ne jemi në Ugandë për një vit. Jeta jonë në Kongo ishte shumë e vështirë, rebelët hynë në fshatin tonë, bastisën shtëpinë, morën gjithçka dhe rrahën të gjithë. Dhe një ditë babai im u mor nga shtëpia jonë dhe u vra, kështu që vendosëm të vraponim për jetët tona. Kam një kujtesë shumë të fortë të ditës kur u vra. Ai u lut për jetën e tij, por kot”, tha ai.

Gjithashtu thotë se dëshiron të jetë shofer i mirë në të ardhmen.

Bota po përjeton aktualisht nivelet më të larta të zhvendosjes me forcë. Çdo dy sekonda një person i ri bëhet i zhvendosur dhe fëmijët janë të prekur më së shumti.

Statistikat e fundit tregojnë se 70.8 milionë njerëz në botë janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre si rezultat i konfliktit apo persekutimit duke përfshirë 35 milionë fëmijë, transmeton Indeksonline.