13:39 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Tregimi i një fytyre”: Historia e vajzës që u bë pacientja më e re me transplantim fytyre

Kur Katie Stubblefield ishte 18 vjeç, ajo humbi fytyrën e saj. Në moshën 21 vjeç ndërkaq ajo hyri në histori si pacientja më e re në Amerikë që iu nënshtrua një operacioni eksperimental – transplantimit të fytyrës.

Një gojë, hundë, të re e sy që shohin.

Tre vjet kishte pritur Katie Stubblefield që të ketë sërish një fytyrë funksionale.

Kjo iu bë e mundur vetëm pasi një grua 31 vjeçare që ishte e sëmurë rëndë kishte pranuar të ia dhurojë asaj fytyrën e  saj pas vdekjes.

Javën e kaluar, operacioni që në dukje nisi si eksperimental e më shumë pak shpresa për të u realizuar u krye në 16 orë.

21 vjeçarja, Katie, e cila kishte humbur në një tentim vrasje.

Katie do të jetë tash e tutje njeriu më i ri në moshë që ka arritur të kryejë një transplantim fytyre me sukses. Transplantimi i saj është i treti i realizuar në Amerikë dhe i 40- ti në të gjithë botën. Dhe hynë në kuadër të operacioneve që njihen si eksperimentale.

Historia e saj ishte treguar nga National Geograpich që së fundmi ka nisur një seri të publikeve që flasin për relacionet në mes të: gazeta4rëve dhe burimeve të tyre, redaktorëve dhe kontakteve të tyre si dhe në veçanti prindërve dhe fëmijëve të tyre.

Historia e Katie dhe prindërve të saj ka prekur gjithë botën. “Historia e një fytyre”, u publikua artikulli në NG.

Katie në moshën 18 vjeçare kishte tentuar të ia marrë vetës jetën me një plumb që në vend të kokës së saj kapi fytyrën. Ajo kishte mbijetuar por humbur gjithë fytyrën.

Klinika në Ohio ku ajo dhe prindërit e saj jetojnë kishte thënë se do të mund të bëhet një transplant por duhej kërkuar donator për një fytyrë të re.