75 Mall Live Search
15:41 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / G T

“Tregon lidership dhe inteligjencë”, trajneri i Polissya flet për Krasniqin

Trajneri Ruslan Rotan ka vlerësuar lart Ilir Krasniqin, duke theksuar rëndësinë dhe zhvillimin e tij brenda skuadrës.

Duke folur për mediat, Rotan zbuloi se Krasniqi është ndjekur nga afër për një periudhë gati gjashtëmujore dhe se stafi teknik ka një njohje të plotë të potencialit të tij, shkruan Indeksonline

“E kemi vëzhguar Ilirin për pothuajse gjashtë muaj dhe i njohim shumë mirë aftësitë e tij. Besoj se ky lojtar i sjell inteligjencë lojës në fushë. Ai tashmë ka bërë një hap të madh drejt marrjes së një roli udhëheqës në ekip. Aftësitë e tij me topin, personaliteti dhe mënyra se si është integruar në skuadër tregojnë cilësi të shkëlqyera lidershipi dhe inteligjencë”, u shpreh trajneri

Krasniqi u transferua te Plissya për 1.2 milionë euro nga Kolos Kovalivka.

Deklarata e trajnerit konfirmon besimin e stafit teknik te Krasniqi, i cili pritet të ketë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në vazhdim./Indeksonline/