09:47 / E Premte, 22 Janar 2021 / k.v

Tregti e ndaluar/ Policia në Deçan konfiskon mall në vlerë 500 euro

Njësia policore gjatë patrullimit në Deçan ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte një person i dyshuar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar lloje të ndryshme të mallrave, në vlerë rreth 500 euro.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti me mallra është konfiskuar./IndeksOnline/