Tregu i Prishtinës nga sot frymon më lirshëm, ja aksioni që u mor në orët e para të mëngjesit

Java e fundit e korrikut ka nisur me lirimin e hapësirës pranë tregut të gjelbër.
Inspekcioni Komunal ka larguar shitësit nga rrugët dhe ka organizuar pastrimin e hapësirës nga mbeturinat e grumbulluara.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
Ai ka falendëruar shitësit për mirëkuptim dhe bashkëpunim në këtë aksion.
Ky është postimi i plotë i tij:
Tregut të Prishtinës po i kthehet dinjiteti!
Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ka larguar të gjithë shitësit nga rrugët në afërsi të tregut të gjelbër, dhe njëkohësisht ka organizuar pastrimin e këtyre rrugëve nga mbeturinat e shumta të grumbulluara aty ndër vite.
Falenderojmë të gjithë shitësit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij aksioni i cili ka për qëllim transformimin e Prishtinës!
Aksioni i sotëm dha një shembull model të bashkëpunimit të qytetarëve me komunën, ku tregtarët do të kenë çasje më të lehtë dhe të përshtatshme në treg, ndërsa Komuna do ketë mbarëvajtje e kontroll më të lehtë në tregun e kryeqytetit.

